"La Masia" e Barcës, gati 500 milion euro

Edw | Friday, November 16, 2012 |


Akademia e lakmuar nga e gjithë bota, "La Masia" secilën ditë po nxjerrë shumë e më shumë talentë. Barcelona është skuadra që ka fatin të ketë këtë akademi e cila po shquhet për lojtarët me famë botërore që promovon nga viti në vit.
Barcelona aktualisht i ka 16 lojtarë nga kjo akademi që në total vlejnë 478 milion euro. Leo Messi është lojtari që vlen më së shumti me 120 milion euro. Iniesta është i dyti me 70 milion euro ndërsa Fabregas 55 milion euro.
Filozofia e Barcelonës është e bazuar në zbulimin e talentëve nga mbarë bota për ti rritur ata në një staf tejet të përgatitur. Fitimet marramendëse që ka skuadra nga shitja e tyre është pjesë e biznesit të fortë që ka Barcelona.
Nëse një Xavi apo Puyol është në fund të karrierës, Barca ka talentë si Bartra, Alcantara e Deulofeu që pritet të jenë superyje të futbollit evropian.


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!