Mançini: Alo, policia!? A mund të ndalni CR7!

Unknown | Tuesday, November 20, 2012 |


Roberto Mançini ka pranuar se ndërhyrja e policisë mund të jetë mënyra e vetme për të ndalur Kristiano Ronaldon dhe për të shpëtuar Mançester Sitin nga përsëritja e një situate me atë të ndeshjes së shtatorit kur futbollisti shënoi në kohën shtesë për t’i dhënë suksesin Real Madrid.
Sipas Mançinit, nuk është çudi që lojtari të marrë “Topin e Artë” në këtë sezon, pasi e meriton plotësisht të quhet lojtari më i mirë në planet.
“Si mund ta ndalim atë? Ndoshta do të thërrasim policinë! Ai është një lojtar elite dhe është shumë e vështirë kur vihesh përballë dikujt që mund të shënojë një apo dy gola në çdo ndeshje. Do të na duhet të përqendrohemi”.
“Sipas mendimit tim, Ronaldo e meriton “Topin e Artë”. Ai shënoi aq shumë gola vitin e kaluar dhe ndihmoi Real Madrid të përfundonte sipër Barcelonës. Por shpresoj që të ketë një natë të keqe, ndoshta e harrojnë në shtëpi”, ishte batuta e trajnerit të Mançester Sitit.
“Për të kjo do të jetë një natë e rëndësishme, por është gjithashtu një ndeshje e rëndësishme edhe për Real Madrid. Lojtarët si Ronaldo dhe Mesi janë shumë të vështirë për t’u mbuluar. Mund të bësh një punë shumë të mirë por ata janë përsëri lojtarë që shënojnë në çdo ndeshje, kjo është arsyeja pse janë më të mirët në botë”, deklaroi trajneri italian. (LajmeShqip.com)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!