Xavi refuzon 21 milionë nga Anzhi

Unknown | Tuesday, November 20, 2012 |

Mesfushori i Barcelonës, Xavi, ka refuzuar një ofertë mahnitëse nga skuadra ruse Anzhi.

Mediat spanjolle shkruajnë se Xavi, i cili aktualisht është në mes të negociatave për kontratë të re me Barcën, ka marrë një ofertë tronditëse nga Anzhi, të vlefshme plot 21 milionë euro.

Por mesfushori nuk ka synim të kalojë në Rusi dhe është i lumtur që po negocion vazhdimin dyvjeçar të kontratës aktuale, e cila skadon në vitin 2014. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!