Messi: Luaj për fitore, jo për gola

Unknown | Wednesday, November 21, 2012 |


Superylli argjentinas i Barcelonës Lionel Messi e cilëson si "detyrim" fitoren e arritur në Rusi ndaj Spartakut të Moskës. "Nuk mund t’i lejonim vetes që të përsëritej ajo që ndodhi ndaj celtic. Morëm një fitore pa shumë vështirësi, sepse u treguam të qartë në fushë dhe të qetë para portës. Sfiduam edhe kushtet e vështira, si temperatura dhe fusha me bar sintetik", ka deklaruar argjentinasi.

Sa u përket golave dhe rekordit të Gerd Muller, ai theksoi se nuk zbret në fushë për të shënuar, por për ta ndihmuar ekipin që të fitojë. "Unë nuk zbres në fushë për të shënuar, por për të ndihmuar Barçën që të fitojë. Si rrjedhojë, nuk mund të bëj as llogari nëse do të shënoj apo jo më në pjesën e mbetur të këtij viti", ka thënë Messi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!