Milani, 15 milionë euro për Granit Xhakën

Unknown | Tuesday, November 20, 2012 |


Mesfushori i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka, është duke joshur interesimin e Milanit.

Xhaka u transferua te Gladbach verën që shkoi nga Baseli, por është i pakënaqur te skuadra e Bundsligas, pasi fiton pak kohë në fushë.

Tuttomercatoweb bën të ditur se Milani është duke menduar të ofrojë 15 milionë euro për kosovarin me nënshtetasi zvicerane në afatin kalimtar të janarit, transmeton telegrafi.

Vetë Xhaka më herët kishte konfirmuar se për të kishte interesim edhe nga një skuadër tjetër italiane, Roma. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!