Muzaka: Eshtë koha për të rikuperuar pikët e humbura

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |


Mesfushori i Flamurtarit, Gergji Muzaka, beson se ekipi vlonjat do ta mposhtë Kukësin dhe gradualisht do të jetë më parën kreut të tabelës së renditjes    
Nga Elton Nika
Te Flamurtari janë duke menduar vetëm për 3 pikët në ndeshjen me Kukësin, që në fakt vjen në Vlorë pa humbje. Kundërshtari vjen në këtë ndeshje në vendin e dytë, pas fitores së djeshme me Besën, kështu që drejtuesit dhe futbollistët e Flamurtarit e vlerësojnë së tepërmi, edhe pse është debutues në Superligë.
Muzaka Mesfushori Gjergji Muzaka, një nga më të mirët për vlonjatët në javët e fundit, pranon se do të jetë një ndeshje e vështirë, por thekson se, sido që të shkojë, Flamurtari do të marrë 3 pikët, duke mos menduar ndoshta shumë për lojën. “Do të japim maksimumin dhe mendojmë vetëm për fitore në ndeshjen me Kukësin. Për këtë qëllim duhet të luftojmë me të gjitha mënyrat. Ndoshta në këto momente nuk ka shumë rëndësi loja e bukur, por rezultati, që është synimi ynë kryesor për t’u afruar sa më parë me kreun e tabelës. Sigurisht që takimi është i vështirë, pasi Kukësi ka një skuadër shumë të fortë, por Flamurtari nuk mund të gabojë. 
Skënderbeu? Bëhet gjithmonë kjo pyetje, por në këto momente le të mos mendojmë për një sfidë, që luhet mesjavën e ardhshme. Për Skënderbeun do të mendojmë vetëm pasi të kemi kaluar Kukësin. Duhet të luftojmë fort në fushë për ta çuar skuadrën sa më shpejt drejt kreut. Duhet të pranojmë se ne kemi përgjegjësitë tona për rezultatet e deritanishme, pasi kemi lëmë shumë pikë gjatë rrugës, madje dhe në ndeshje, që i kemi menduar të fituara. Fusha ka dhënë të tjera verdikte dhe ne duhet të rikuperojmë pikëte humbura. 
Ndoshta për përballjen në fundjavë me Kukësin kemi edhe një shans, sepse kundërshtari ka luajtur në mesjavë dhe mund të jetë më i lodhur. Ne futbollistët, por edhe stafi teknik, e kemi studiuar kundërshtarin dhe do të marrim masat e duhura për ta përballuar me sukses ndeshjen me Kukësin. Objektivi ynë është vetëm fitorja, pasi këtë presin edhe sportdashësit vlonjate”, – ka thënë mes të tjerash Gjergji Muzaka, mesfushori i Flamurtarit.
Rubio Trajneri i Flamurtarit, Hulian Rubio, është interesuar për orarin e ndeshjes Kukësi-Besa dhe e ka parë atë në ekranin e televizorit. Ai e ka ndjekur 90-minutëshin e djeshëm me kujdes dhe pritet që në stërvitjen e radhës të hedhë idetë e tij për taktikën, që do të ketë në fundjavë me Kukësin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!