NBA: Celtics më të mirë se Magic

Edw | Monday, November 26, 2012 |

Boston Celtics i kanë mbijetuar kohës së rregullt të takimit përballë Orlando Magic për ta fituar atë më pas në kohën shtesë me rezultat 116-110.

Kevin Garnet është nxehur në kohën e duhur për të shënuar gjashtë pikët e fundit për Boston në kohën e rregull dhe për ta çuar takimin në vazhdime, ku Celtics dominuan ndaj Magic.

Garnett e mbylli takimin me 24 pikë dhe 10 kërcime, derisa Paul Pierce u tregua po ashtu vendimtar duke shënuar trepikësh në çastet e fundit të lojës shtesë për të vulosur fitoren. Pierce e mbylli takimin me 23 pikë, derisa Boston shënoi fitoren e tetë këtë sezon (6 disfata).

J.J. Redick udhëhoqi te Orlando me 21 pikë, derisa Jameer Nelson shënoi 20. Magic shijuan disfatën e tetë këtë sezon, krahas pesë fitoreve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!