Osmani ndahet me Hysin

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |


Labinot Osmani nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Hysit. Njeri prej sulmuesve më të mirë kosovarë nga stinori pranveror do ta bartë fanellën e Llamkos Kosovës, skuadër kjo që vjen nga vendlindja e tij. Arsye e largimit nga skuadra llapjane, sipas Osmanit, janë kushtet e mira të ofruara nga skuadra vushtrriase, por edhe obligimet e pashlyera të Hysit ndaj tij. “Nuk do të jem më pjesë e skudarës së Hysit.

Arsye ka shumë, ndër to janë edhe disa obligime të pashlyera ndaj meje. Llamkos Kosova edhe në fillim të këtij stinori më ka bërë ofertë por unë vendosa të luaj me Hysin, pasi që ata më premtuan se do t‘i shlyejnë të gjitha obligimet ndaj meje. Këtë gjë nuk e bënë kështu që vendosa të largohem”, tha Osmani, i cili nuk është paraqitur në ndeshjen që Hysi e humbi ndaj Hajvalisë. Ai nuk do të luaj as në takimin e fundit që Hysi e zhvillon me Ferronikelin. E.Ll.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!