Pele keq me shëndet
Legjenda e futbollit, braziliani Pele, është shtruar në spital pas problemeve me shëndet, që ka pasur ditëve të fundit. Sipas mediave braziliane, Pele ka komplikime shëndetësore pa dhënë detaje më të hollësishme për këtë.
Pele ndodhet në një nga spitalet e Sao Paolos, ndërsa familja ka kërkuar që të mbahet në heshtje gjendja shëndetësore e tij.
Pele është aktualisht 72 vjeç. Gjatë karrierës si futbollist Pele katër herë është shpallur kampion bote me kombëtaren braziliane, derisa ka shënuar 1281 gola nga 1363 ndeshje të zhvilluara. Pele llogaritet si njëri prej futbollistëve më të mirë i të gjitha kohërave në botë.
Category: Futboll