Trepça - Liria 3:1 (2:1)

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |

Skuadra Trepça ka mposhtur Lirinë me shifrat 3:1, për t'u stabilizuar në pozitën e tretë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Ndeshja mes Trepçës e Lirisë u luajt të mërkurën në stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë para afro 200 shikuesve, ndërsa i takoi javës së 16-të të parafundit për edicionin vjeshtor të Kampionatit të Kosovës në futboll.

Golat për Trepçën i shënuan Arben Zhjeqi (3'), Shpëtim Babaj (19') e Enis Zabërxha (90'), derisa për ekipin prizrenas realizoi Fitim Krusha (13'). 

Trepça tash ka 27 pikë, gjashtë më pak se liderja dhe tri më shumë se Hajvalia, që renditet e katërta. Ndërkohë, Liria mbetet e fundit në klasifikim (12) me 13 pikë të mbledhura. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!