Po ngjitet Roma – barazon Viola
Heroi ndeshjes ishte Mattia Destro, i cili e shënoi golin me vlerën tri pikë në fillim të takimit (5’).
Roma ngjitet në pozitën e pestë në tabelë me pikë të barabarta me Lazion që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në një ndeshje tjetër, Fiorentina ka arritur të shpëtojë pa humbje si mysafir i Torinos duke barazuar me rezultat 2-2.
Viola ishte dy herë në disavantazh, por në të dyja rastet arriti që të barazojë.
Në këtë takim nga minuta e parë u angazhua mesfushori shqiptar i Torinos, Migjen Basha.
Fiorentina merr pozitën e dytë në tabelë me pikë të barabarta me Interin që gjendet një vend më poshtë, por Nerazzurët të hënën zhvillojnë sfidën e kësaj jave si mysafirë të Parmës. Ndërkaq, Torino është në vend të 14-të me 15 pikë të grumbulluara.
Category: Futboll