Portugalia nuk fiton pa Ronaldon (VIDEO)

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |

Kombëtarja portugeze vuajti gabimet në mbrojtje, ndërsa Gaboni arriti ta ndalë në një barazim 2-2 në Afrikën Perëndimore. Një penallti për secilën pjesë, e para për një faull të rëndë të Silvios dhe e dyta për prekje të topit me dorë në zonë, i dhuruan kombëtares afrikane një rezultat historik ndaj "Brazilit të Europës". 

Pici dhe Hugo Almeida u duk sikur do t’u jepnin një fitore të lehtë djemve të Paulo Bentos, por edhe pse Portugalia kishte hedhur në fushë titullarë si Moutino apo Pepe, pa depërtimet e Nanit dhe Ronaldos nga krahët e kishte të vështirë të nënshtronte Gabonin.

Pavarësisht dominimit të ndeshjes nga miqtë në Librevilë, ata u ndëshkuan në minutën e 32-të nga Madinda. Vetëm 3 minuta zgjati avantazhi i vendësve në Librevil, pasi përgjigjet sulmuesi i Deportivo La Coruna, Pici, edhe ky mepenalltiAlmeida kalon në avantazh Portugalinë pas një ore lojë, por vendësit do të barazonin me një tjetër penallti të Pokos 20 minuta nga fundi. /albeu.com/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!