Prandelli: Nuk e merituam disfatën

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |

Cesare Prandelli mendon se paraqitja e Italisë në disfatën 2-1 nga Franca meritoi së paku një barazim.

Ish-trajneri i Fiorentinës dhe Romës eksperimentoi me tre sulmues, duke angazhuar golashënuesin Stephan El Shaarawy, Mario Balotelli dhe Antonio Candreva, dhe duket optimist për formacionin e tij të ri.

“Ne nuk merituam të humbasim, por ishte eksperimenti i duhur, dhe ne do të eksperimentojmë sërish”.

“Ne duhet të jemi të gatshëm për Botërorin, dhe kjo do të thotë të shfrytëzojmë këto ndeshje për t’i testuar gjërat. Ishte ndeshja e parë që ne përpiqeshim të luajmë në sistemin 4-3-3, andaj lëvizjet nuk ishin të qëndrueshme”.

“Sulmuesit ia dolën mirë dhe kishin karakteristika të ndryshme. Unë pashë një ekip të mirë të Italisë”, ka thënë 55-vjeçari. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!