Robinho nuk largohet

Edw | Monday, November 26, 2012 |

Drejtori ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, i ka hedhur poshtë spekulimet se Robinho mund të largohet në janar për të shkuar te Santosi.

Sulmuesi brazilian është lidhur vazhdimisht me spekulime të shumta se ai do të largohej nga Serie A gjatë afatit kalimtar të janarit, por Galliani i ka siguruar tifozët rossonerë se ai do të qëndrojë në klub.

“Robinho do të qëndrojë te Milani”, ka thënë Galliani për gazetarët pas ndeshjes ndaj Juventusit.
28-vjeçari po kalon një periudhë të vështirë këtë stinor dhe nuk po mund ta gjejë formën e tij më të mirë, goli kundër Juventusit ishte i pari për të në këtë edicion.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!