Rooney: Duhet të shënojmë të parët

Edw | Monday, November 26, 2012 |

Rooney: Duhet të shënojmë të parët Manchester United e pa veten në disavantazh për të pestën herë radhazi në takimin e vikendit përballë QPR, dhe sulmuesi Wayne Rooney mendon se Djajtë e Kuq duhet të shënojnë të parët tash e tutje.

“Unë nuk e di pse ne pranojmë gola të parët por kjo ndodh shumë shpesh. Ne duhet të dalim në fushë dhe të mundohemi të shënojmë të parët, sepse kur ne shënojmë të parët, ekipi qetësohet dhe ne e kontrollojmë lojën më lehtë”.

“Ne mundohemi të kontrollojmë lojën por po ndodh shpesh që ne të jemi në disavantazh dhe pastaj ia bëjmë të vështirë vetes për tu kthyer në lojë dhe për ta fituar ndeshjen”, ka deklaruar Rooney për mediat angleze./

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!