Schumacher: Po largohëm me nder nga Formula 1

Unknown | Wednesday, November 21, 2012 |


Ish-kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher, shpreson t’i bëjë një mbyllje mbresëlënëse në Çmimin e Madh të Interlagosit në Brazil tërheqjes së dytë dhe finale nga Formula 1. Shtatë herë kampioni i botës u kthye në sport pas largimit të parë nga sporti më i shpejtë në botë në vitin 2006, ndaj beson se këtë herë ajo do të jetë më pak emocionale.

"Kësaj radhe largimi im nga Formula 1 ndoshta do të jetë më pak emocional se në vitin 2006, kur ne ishim ende në garë për titullin botëror dhe çdo gjë ishte më intensive", u shpreh Schumacher.

Pas vendit të 9- të në vitin 2010, të 8-in në 2011- ën dhe aktualisht i 15-ti në klasifikimin e përgjithshëm, gjermani i Mercedesit shpreson që epilogu i 2012-ës ta gëzojë sadopak.

"Në këtë garë do të kërkoj të jem më i vëmendshëm për lamtumirën time dhe shpresoj ta shijoj atë shumë. Në Formula 1 kam pasur mjaft vite fantastike", përfundoi kampioni gjerman. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!