Shkarkohet Di Matteo, vjen Benitez!

Unknown | Wednesday, November 21, 2012 |


Roberto Di Matteo është shkarkuar nga posti i trajnerit të Chelseat. Roman Abramovich e ka marrë vendimin këtë mëngjes për të shkarkuar trajnerin që e bëri kampion në Ligën e Kampionëvë këtë skuadër për herë të parë në histori.
Kriza e fundit e rezultateve, sidomos humbja 3 me 0 nga Juventusi ka bërë që Di Matteo të shkarkohet nga posti i trajnerit.
Rafael Benitez sipas gjitha gjasave do të pasoj italianin deri në fund të stinorit. Por mediat janë të sigurta se trajner afatgjatë i Chelseat do të jetë Pep Guardiola./Indeksonline/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!