NBA: Lakers fitojnë me trajnerin e ri

Unknown | Wednesday, November 21, 2012 |

Trajneri Mike D’Antoni e ka filluar karrierën me Los Angeles Lakers me fitore, derisa skuadra e tij bëri një paraqitje defensive për të mposhtur Brooklyn Nets (ish-New Jersey Nets) me rezultat 95-90.

D'Antoni u caktua trajner i Lakers javën e kaluar, por nuk ishte në gjendje ta marrë nën drejtim skuadrën për shkak të një ndërhyrje në gju.

Kobe Bryant shënoi tetë pikët e fundit për Lakers, duke mbyllur takimin me 25 pikë. Los Angeles (6 fitore, 5 disfata) mbajtën rivalët pa asnjë pikë të shënuar për rreth tre minuta në pjesën e fundit të çerekut të katërt, që ndihmoi në përmbysjen e rezultatit dhe siguroi fitoren e tretë radhazi për ish-kampionët.

Brooklyn (6 fitore dhe 3 disfata këtë sezon) kishin gjashtë pikë avantazh në mes të çerekut të katërt, por u dorëzuan në momente te fundit për t’i dhënë fund serisë prej pesë fitoreve radhazi. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!