Terim: Ishte mbrëmje e përkryer
Trajneri i Galatasarayt, Fatih Terim, ka lavdëruar lojtarët e tij pas triumfit në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester United, dhe mendon se fitorja e Cluj ndaj Bragës e ka bërë atë një mbrëmje ideale.
“Ky ishte skenari më i mirë për ne. Ne fituam kundër Manchester United dhe Cluj fitoi ndaj Bragas. Skuadra ime ishte fantastike. I uroj ata të gjithë. Tash ne e kemi të garantuar përfundimin në top treshe”.
“Të mposhtësh një skuadër si Manchester United është shumë e rëndësishme – nuk ka rëndësi se ata nuk nxorën në fushë lojtarët e tyre kryesorë”.
“Ndeshja u luajt në një tempo të lartë. Tifozët tanë ishin të përkryer. Ata përgatitën një shou të shkëlqyeshëm dhe skuadra i shpagoi me fitore”, ka thënë Terim për NTV Spor. /Telegrafi/
Category: Futboll