Tifozët e Chelseat nuk e duan Benitezin

Edw | Sunday, November 25, 2012 |

Menaxheri i ri i Chelseat, Rafael Benitez, ka përjetuar pritje armiqësore nga tifozët në ndeshjen e parë në postin e trajnerit të Bluve.
Klubi nga Stamford Bridge luajti pa gola kundër Manchester Cityt, ndërsa gjatë gjithë kohës tifozët vendas fishkëllenin kundrejt strategut spanjoll.

Tifozët e bënë të qartë se janë të pakënaqur me shkarkimin e Roberto Di Matteos, i cili ua solli titullin e Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori të klubit.

Disa nga tifozët mbanin pankarta me mbishkrimet që e falënderonin strategun e shkarkuar italian, ndërsa kërkonin largimin e Benitez.
“Rafa jashtë!”, “Rafa Benitez! Tifozët e Chelseat nuk harrojnë!”, “Robertos i besonim dhe e donim, Rafas nuk do të besojmë kurrë! Fakt!” – ishin disa nga mbishkrimet e tifozëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!