Valdano: Mourinho, mjaft me fjalë!

Edw | Friday, November 30, 2012 |

Ish-drejtori i Real Madridit, Jorge Valdano, ka kritikuar Jose Mourinhon për ankesat e tij vazhdueshme bërë nëpër media për kalendarin, me ç’rast ka thumbuar disa herë rivalen e përbetuar, Barcelonën.

 57 vjeçari beson se prestigji i klubit nuk e lejon trajnerin portugez që të protestojë vazhdimisht për incidente të vogla dhe thotë se ‘lotët’ që po derdh Mourinho janë shenja të dobësisë që një klub i madh duhet t’i evitojë për çdo çmim.
“Protestat nuk janë në traditën e Realit. Asnjë klub i madh nuk duhet ta bëjë këtë. Unë e kam parë atë gjë te Barcelona në 25 vitete e fundit. Unë e kam ndjenjën se ajo gjë i dobësoi ata dhe prandaj nuk protestojnë më, ndërsa Reali nuk duhet të tregojë shenja dobësie”.

“Reali është klubi më i madh i shekullit 20-të. Ju nuk duhet të komentoni shumë mbi rezultatin, pse të mos mbroni korporatën dhe kulturën institucionale të klubit? Unë preferoj idealet e lojtarëve dhe tifozëve nga e kaluara. Ne duhet që të mbrojmë atë prestigj”, është shprehur Valdano

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!