Wenger kërkon vazhdimësi

Unknown | Sunday, November 18, 2012 |

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka kërkuar nga ekipi i tij që të shfaqë karakter dhe vazhdimësi më të madhe pas demolimit bërë Tottenhamit të shtunën pasdite.

 “Njerëzit gjykojnë paraqitjet tona kur nuk jemi në formën më të mirë. Unë i kam dhënë besim këtij ekipi, duke i thënë se ata kanë diçka të veçantë dhe se gjithmonë duke qenë me besim do të mund të shfaqnim vazhdimësi”.

“Është fitore e madhe, unë premtova gola para ndeshjes. Ju nuk jeni zhgënjyer. Ata kanë pasur start të mirë dhe rast për një gol të dytë, por ne shfaqëm besim, shpirt dhe cilësi në lojën tonë. Edhe pse ata ishin me 10 njerëz në terren dhe keni mundur se ne krijonim më shumë raste pas përjashtimit. 

Në fund ishte fitore e madhe dhe një rezultat i jashtëzakonshëm që na forcon besimin”, ka thënë francezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!