Barca është e uritur

Edw | Tuesday, January 22, 2013 |

Barcelona është akoma e uritur pas dështimit në garën për titujt kryesorë në sezonin e kaluar – thotë Xavi Hernandez.

Blaugranët, me Pep Guardiolan në krye, mbetën prapa Real Madridit në garën për titullin e La Ligas dhe u eliminuan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Chelsea, por arritën ta fitojnë Kupën e Mbretit.
“Uria është ende këtu. Na shikoni duke u stërvitur dhe do të kuptoni se sa shumë duam të fitojmë, madje edhe në ndeshjet stërvitore”.
“Ne e kemi praktikisht të njëjtën skuadër këtë sezon dhe rezultatet kanë qenë thuajse të përsosura”, citon fifa.com fjalët e spanjollit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!