Benitez: Lampard, Terry ende të rëndësishëm

Edw | Monday, January 21, 2013 |

Menaxheri i Chelseat, Rafa Benitez, ka lavdëruar dy legjendat e klubit Frank Lampard dhe John Terry, pas fitores ndaj Arsenalit.

“Kur erdha ne i kemi pasur Terryn dhe Lampard të lënduar. Tash, Lampard luan dhe Terry po rikthehet. Është mirë të kesh opsione të ndryshme, por ende është herët sepse për të fituar formën e plotë, Terry duhet të luajë”.
“Por ju nuk mund ta luani atë në këto lloje të lojërave, pasi ai duhet të luajë në nivel të lartë, dhe kjo është edhe më vështirë nëse ai nuk është në formë të plotë”.

“Mund të kuptoj se Frank, nga dita e parë, ka bërë një punë të shkëlqyeshme. Ai ka kontratë, dhe është i përkushtuar këtu dhe unë jam vërtetë i kënaqur”, ka thënë Benitez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!