Van Gaal: Guardiola ndjek filozofinë time

Edw | Monday, January 21, 2013 |

Louis van Gaal beson se Bayern Munich ka marrë vendimin e duhur që ka angazhuar Pep Guardiolën, pasi ish-trajneri i Barcelonës ka filozofi të njëjtë me atë të holandezit.

“Caktimi i Guardiolës nuk ishte befasi për mua, pasi Bayerni gjithmonë kërkon trajnerët më të mirë. Dhe Pep ka ndjekur filozofinë e Van Gaal. Mendoj se është zgjidhje fantastike”.

“Unë jam i pari që kam përdorur formacionin që Bayern Munich po përdor këto ditë. Heynckes vazhdoi të njëjtën rrugë dhe Pep është personi i duhur për ta pasuar atë. Pep mendon njëjti si Jupp dhe unë”.
“Guardiola është vërtetë inteligjent. Ai mund të dështojë ca me gjuhën gjermane, por ata të gjithë e kuptojnë anglishten shumë mirë”, ka thënë Van Gaal.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!