Drenica ‘godet fort’ - transferon Baliqin, Shkupollin dhe Ahmetin

Unknown | Sunday, January 20, 2013 |


Drenica ka goditur fort në afatin kalimtar të janarit. Skuadra nga Skenderaj ka arritur sot marrëveshje me dy futbollistë të Trepçës, Emin Baliqin dhe Visar Shkupollin, si dhe Granit Ahmetin e Hajvalisë.

Lajmin për transferimin e këtyre tre futbollistëve e ka konfirmuar për ORAinfo trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku.
“Sot kemi arritur marrëveshje me këtë tre futbollistë. Marrëveshja është me kohëzgjatje prej gjashtë muajsh”, ka thënë Lushtaku, duke shtuar se edhe klubi edhe futbollistët janë të kënaqur me marrëveshje.

Lushtaku po ashtu ka thënë se lojtarët e transferuar do t’i fillojnë të hënën stërvitjet me klubin e ri. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!