Vilanova i qetë pas humbjes

Unknown | Sunday, January 20, 2013 |


Barcelona pësoi humbjen e parë këtë sezon, teksa u mund 3-2 nga Real Sociedad. Katalasanit nuk e njihnin shijen e disfatës prej 23 takimesh radhazi. Mjaft i qetë reagoi trajneri Tito Vilanova pas ndeshjes, duke thënë se ky rezultat është pjesë e futbollit.

“Nuk kam asnjë arsye pse të ankohem. Kështu është futbolli. Kur skuadra luan mirë, nuk ka pse të më vijë keq. Nuk besoj se humbja do të ndikojë te lojtarët. Ata janë mësuar të luajnë nën presion dhe gjithmonë dëshirojnë të fitojnë”, deklaroi tekniku 44-vjeçar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!