Ja lista e dënimeve të Arsene Wenger

Unknown | Monday, January 21, 2013 |


Tani e tutje lojtarët e Arsenalit nuk do të "guxojnë" të shkelin asnjë rregull të skuadrës pasi që Arsene Wenger do ti dënoj rreptë ata.
Trajneri francez e ka bërë gati një listë gjobash ku në rast shkelje lojtarët do të dënohen me të holla. Nëse gjoba nuk paguhet brenda jave, ajo do të dyfishohet.
Gjobat e Wengerit janë këto:
-Udhëtimi i lojtarëve në shtëpi pa e pyetur menaxherin- 1000£
-Vonesa për trajnim- nën 15 minuta 250 £, mbi 15 minuta £ 500
-Vonesa në udhëtime 500£
-Vonesa për takime ditore 250£
-Gabimet në ndeshje 100£
-Veshjet e papërshtatshme në dhomën e zhveshjes- 100£
-Këpucët josportive në dhomën e zhveshjes 100£
-Gazetat, laptopët dhe telefonat në zhveshtore 100£
-Mossjellja e mostrës së urinës për dy javë 200£
-Mospjesëmarrja në aktivivetet komerciate të skuadrës 500£
Wenger krahash këtyre do të dënoj rëndë ata që sjellin në skuadër anëtar jo të skuadrës, të cilët sipas ti në një mënyrë po e spiunojnë skuadrën.
Dje para ndeshjes me Chelsean, dikush nxori lajmin se Podolski nuk do të luaj, duke fotografuar listën e lojtarëve të Wenger./Indeksonline/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!