Ronaldo 300 gola, Casillas 375 minuta pa pranuar gol

Unknown | Monday, January 21, 2013 |


Tifozët e Real Madridit kanë pritur gjatë këtë stinor në ‘shpërthimin’ e skuadrës së tyre të zemrës dhe kjo ndodhi të dielën në Mestalla, në xhiron e 20 kundër Valencias.

Futbollistët e Mourinhos fiton 5:0, kurse të gjithë pesë golat u shënuan në pjesën e parë. Nuk është e çuditshme që rreth 10.000 tifozë vendas të frustruar qysh pas pjesës së parë u larguan nga stadiumi.

Duhet përmendur se në të gjitha aksionet e shënimit të pesë golave pjesëmarrës ish mesfushori gjerman, Mesut Ozil.

Me dy golat e shënuar mbrëmë, futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo ka arritur në shifrën e 300 golave për klubet që ka luajtur deri më tash në karrierë. Nga këta 300 gola, Ronaldo në fanellën e Realit i ka shënuar 177.
Mirëpo nuk duhet harruar Iker Casillasin i cili plot 375 minuta nuk ka pranuar gol. 

Qysh para dy javësh, kapiteni i Realit ka qenë tema kryesore e mediave spanjolle, pasi që Mourinho, pa një arsye të fortë, e la në bankën rezervë.

Mirëpo Casillas u kthye shpejt dhe në katër ndeshje radhazi nuk e ka nxjerrë topin nga porta: Kundër Celta Vigos dhe Valencia në Kupë, si dhe kundër Osasunas dhe Valencias në ligë. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!