Kupa e Kombeve nis pa gola!

Unknown | Sunday, January 20, 2013 |

Në Johanesburg startoi edicioni i 29-të i Kupës së Kombeve që zhvillohet në Afrikën e Jugut dhe si vend organizator “Bafana Bafana” pati nderin të luante takimin e parë të vlefshëm për Grupin A. 

Në ndeshjen ndaj Kepit të Gjelbër që u transmetua direkt në SuperSport, ekipi i Igesund nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola dhe ndoshta pagoi emocionet e ndeshjes së parë para tifozëve vendas. 

Po për Grupin A, në sfidën e mbrëmjes u shënua një tjetër barazim pa gola mes Angolës dhe Marokut por ndryshe nga takimi i parë kjo sfidë pati shumë raste që nuk u konkretizuan. Gjithsesi, që të 4 skuadrat pas ndeshjeve të para kanë nga 1 pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!