Livepoolit i ik fitorja brenda 120 sekondash (video)

Unknown | Wednesday, January 30, 2013 |


Arsenali dhe Liverpooli i kanë ndarë pikët në derbin e mesjavës në Premier Ligë. Gjigantët e futbollit anglez kanë luajtur baras 2:2 në “Emirates”.

Të parët në epërsi kanë kaluar mysafirët me Lusi Suarezin i cili ka tundur rrjetën e Arsenalit qysh në minutën e 5-të. Me epërsinë minimale të Livepoolit është përmbyllur pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Livepooli arrin ta dyfishoj epërsinë nëpërmjet Henderesonit (min. 60). Por, vetëm pesë minuta më pas, Giroud arrin ta ngushtoj rezultatin në 2:1, ndërsa Walcott me golin e shënuar 120 sekonda më pas vendos epilogun përfundimtar te takimit 2:2.

Me këtë barazim, Arsenali e ruan epërsinë e tri pikëve ndaj Livepoolit në pozitën e gjashtë, respektivisht të shtatën (38-35 pikë). (ORAinfo)

Arsenal - Liverpool 2:2
Everton - West Brom 2:1
Norwich – Tottenham 1:1
Fulham - West Ham 2:1 min. 80
M. United –Southampton 2:1 min 80
Reading - Chelsea 0:2 min 80

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!