Allegri: Balo, bëhu më dinak

Unknown | Friday, February 15, 2013 |


Duhej të ishte protagonist për pjesën e mbetur të sezonit, por fatin duket se Diego Milito e ka kundër. I sapo rikuperuar nga një dëmtim në gjurin e majtë sulmuesi argjentinas zbriti si titullar në fushë për Interin në takimin me Cluj por në minutë e 7 argjentinasi vendos shumë keq këmbën e majtë në fushë dhe rezultati i dëmtimit është thyerje ligamenteve te gjurit të majtë. El Principe u largua me barrelë i përlotur nga fusha ndërsa në vendin e tij u fut Palacio që shënoi 2 herë për zikaltërit.

Koha e rikuperimit për ish lojtarin e Genoas i cili do të operohet, është 6 muaj ndërsa në Itali disa media shkruajnë se për shkak të moshës rikuperimi i tij nga ky dëmtim i rëndë do të jetë i vështirë e po sipas tyre karriera e Militos rrezikon të mbyllet para kohe. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!