Arsene Wenger: Unë mbret i FA Cup!!

Lina's | Monday, February 18, 2013 |


Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është paraqitur sot në konferencë për shtyp para ndeshjes në Ligën e Kampionëve me Bayern Munchen. Wenger u paraqit i frustruar por edhe krenar me skuadrën e tij. Në pyetjet e gazetarëve ai reagonte duke lëvduar skuadrën e tij.
"Unë nuk e kam marrë seriozisht FA Cup? Jo nuk është e vërtetë. Unë jam kampion i kësaj kupe sepse e ka fituar 4 herë këtë kupë. Më thuani ju se kush e ka fituar më shumë se unë këtë kupë" deklaroj Wenger.
Trajneri francez u shpreh se skuadra e tij do të tregoj fytyrën e vërtetë nesër në një ndeshje më të rëndësishmë siç është Liga e Kampionëve.
"Ne jemi të fokusuar plotësisht për lojën ndaj Bayernit. Nuk mund të krahasohet një ndeshje në FA Cup me atë në Ligën e Kampionëve. Do të jetë e rëndësishme për të shfrytëzuar përparësinë e terrenit. Nesër duhet të harrojmë se çfarë thanë të tjerët për ne për të ju treguar se mund të jemi shumë të fortë" deklaroj Wenger./Indeksonline/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!