Perez humb durimin - Cristiano Ronaldo largohet në fund të sezonit?

Unknown | Tuesday, February 19, 2013 |

Mediet spanjolle ekskluzivisht transmetojnë lajmin se Cristiano Ronaldo definitivisht do të shitet në fund të sezonit, pasi Florentino Perez ka humbur durimin me Ronaldon i cili refuzon ta nënshkruaj kontratën e re.

Real Madrid pregaditet për një verë të nxehtë pasi pritet të shesë Cristiano Ronaldon.

Informacione të tilla nxjerr "El Pais" i cili shkruan se presidenti i Realit Perez ka humbur durimin i cili ende nuk po nënshkruar kontratën e re dhe të vazhdoj lojalitetin klubit mbretëror.

Ronaldo ka kontratë me Realin deri në vitin 2015, mirëpo madrilenët duan ta "lidhin" lojtarin e tyre, i cili më herët kishte deklaruar se nuk është i kënaqur në klub.


Edhe pse ndërkohë kishte përmirësuar raportet me njerëzit e klubit, Ronaldo edhe më tej refuzon ta vazhdoj kontratën, në këtë mënyrë ka nervozuar presidentin e klubit.

I bindur se nuk do të mund ta bind Ronaldon, Perez dëshiron që të fitoj duke shitur atë këtë verë, i cili është në kulminacionin e formës.

Spekulohet se me shitjen e Ronaldos, Perez do të humb shumë popullaritet tek antarët e klubit, mirëpo transferimi i Ronaldos do të ishte një mesazh, që klubi është më i madh se individët dhe se kjo do të fillojë një erë të re në klub.

Duke patur faktin se Ronaldo është blerë 80 milionë funta, ai nuk do të largohet edhe me ndonjë çmim të lira nga Bernabeu. Perez këto të holla do ti përdorë për blerjet e reja për fitore të reja.

Shtrohet pyetje, ku mund të shkoj Ronaldo?

Siç spekulohet, ekzistojnë dy opcione.

E para më e logjikshme - kthimi emotiv tek Manchester United dhe kthimi i bashkëpunimit me "babain e tij të futbollit". Ronaldo kurrë nuk e ka fshehë dashurinë e tij ndaj United, mirëpo shtrohet pyetja se a do të jetë dashuria më e madhe se të hollat.

Si opcion i dytë përmendet edhe PSG, i cili ka të holla dhe definitivisht nuk do ta lerë shansin që ta sjellë Ronaldon... /presheva.com/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!