Bayerni i sigurt drejt titullit, ndalet Dortmundi

Unknown | Saturday, March 09, 2013 |

Bayern Munichu e ka mposhtur Fortuna Dusseldorfin me rezultat 3:2, për të shkuar drejt titullit të kampionit në Bundesliga. Skuadra Bavareze ishte në disavantazh dy herë, por ia doli të kthehej. Bolly i kaloi mysafirët në avantazh, kurse Muller i barazoi shifrat. Lambertz ia dhuroi avantazhin përsëri ekipit nga Dusseldorfi, por golat e Ribery e Boateng përmbysën gjithçka. Ndërkohë, derbin e Gjermanisë e fitoi Schalke, e cila e mposhti Borussia Dortmundin me rezultat 2:1. Draxler e Huntelaar ishin realizatorë të golave të ekipit bardh e kaltër, ndërsa Lewandowski e zbuti rezultatin, por kjo nuk e ndihmoi kampionin aktual që t’i shmangej humbjes. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!