Messi dhuron 600 mijë euro për spitalin e fëmijëve
Lionel Messi e ka vërtetuar edhe një herë se është shembull i bamirësisë. Sulmuesi argjentinas i Barcelonës ia ka dhuruar 600 mijë euro Spitalit të Fëmijëve në vendlindjen e tij, Rosario. Me këto para është menduar të rindërtohet departamenti onkologjik në spitalin Viktor J.Vilela, deklaruan autoritetet e qytetit Rosario.
Sipërfaqja e përgjithshme e hallës e cila do të rindërtohet, kap një hapësirë prej 455 metra katrorë, ndërsa periudha e rinovimit është një vit. Një pjesë e fondeve do të shfrytëzohet edhe për udhëtimet e mjekëve, të cilët do të trajnohen në Barcelonë. /Fish Media/

Category: Futboll