"Tifozat Kuq e Zi" protestojnë kundër dhunës në Maqedoni

Unknown | Saturday, March 09, 2013 |


“Tifozat Kuq e Zi", organizuan sot në Tirane “Protestë në mbështetje të shqiptareve në Shkup dhe kundër dhunës sistematike së ushtruar nga autoritet maqedonase ndaj tyre”.

Protesta u mbajt në pranë Parlamentit të Republikës së Shqipërisë nga ku ju bë thirrje Deputetëve, Presidentit, Kryeministrit dhe forcave politike në vend që në respektim të Kushtetutës si dhe në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare të angazhohen në mënyrë aktive në ngritjen e zërit institucionalisht si dhe të rishikojnë marrëdhëniet diplomatike më F.Y.R.O.M, përderisa vazhdon në mënyrë sistematike dhuna ndaj shqiptarëve.

Sipas protestuesve është e papranueshme që në shekullin 21, në një vend të kontinentit evropian, që synon të anëtarësohet në BE të kenë mundësi grupe të caktuara ekstremiste të therin, rrahin e persekutojnë popullatën shqiptare e cila në Shkup është autoktone dhe meriton çdo respekt e mbrojtje.

Këto grupe mbështeten nga strukturat shtetërore prandaj dhe për to nuk ka asnjëherë asnjë proces gjyqësor.
Ata kanë kërkuar nga Presidenti i Republikës, Kryeministri, Ministri i Jashtëm, dhe Drejtuesit e Komisionit parlamentar për punë të jashtme duhet të reagojnë dhe të marrin masa që të bëhet presion i drejtpërdrejtë dhe ndërkombëtar mbi Qeverinë në Shkup, në të kundërt do të jemi dëshmitar të pastrimeve të reja etnike ndaj të cilave shqiptarët nuk do të rrinë duarkryq. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!