Chelsea në Rumani, plot laserë në sy

Unknown | Friday, March 08, 2013 |


Skuadra e Chelseat u befasua në udhëtimin në Rumani duke u mposhtur nga skuadra rumune Steaua.
Skuadra e Rafael Benitez hasi në një skuadër të fortë e cila përfaqësohej nga një publik i zjarrtë. Ishte pikërisht publiku ai që gjatë tërë kohës provokoj lojtarët e Chelseat duke i penguar me hedhjen e laserëve në sy.
Lampard e Luiz ishin lojtarët që gjatë gjithë kohës përcjelleshin nga laseri në sy, gjë e cila pengon në përqëndrimin e lojtarit. UEFA do të hapë procedurë ndëshkuese për tifozët rumun dhe të gjithë të tjerët që vazhdimisht po përdorin këtë metodë të palejueshme./indeksonline/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!