Portieri brazilian: E vrava gruan dhe i’a hedha qenit

Unknown | Friday, March 08, 2013 |


Portieri brazilian Bruno, një prej yjeve të futbollit në këtë vend, ka pranuar se ishte në dijeni të plotë të faktit se ish-e dashura e tij ishte vrarë, masakruar dhe më pas i ishte hedhur pjesë-pjesë qenve të tij.
28 vjeçari ka bërë këto pohime të tmerrshme në sallën e gjyqit, ku akuzohet se ka vrarë ish-modelen Eliza Samudio, për të shmangur pagesat për fëmijën e jashtëligjshëm që kishte me të.
Bruno, i cili mendohej se do të ishte pjesë e kombëtares braziliane në Botërorin 2014, më parë kishte refuzuar se kishte dijeni mbi atë që i kishte ndodhur 25 vjeçares. Por të gjithë janë tronditur kur ai ka pranuar i përlotur në sallën e gjyqit se miku i tij më i ngushtë, Luiz Henrike Romao, kishte paguar dikë për ta vrarë.
Policia e akuzon Brunon se ka planifikuar rrëmbimin dhe vrasjen e Znjsh. Samudio në bashkëpunim me tetë persona të tjerë, përfshirë gruan e tij Dajane, një tjetër ish-të dashur, një kushëri të ri në moshë dhe ish-policin Markos Santos. Ata pretendojnë se portieri që më parë vishte fanellën e Flamengos, kishte parë se si Santos e torturonte atë për vdekje, para se ta ndihmonte të ndante trupin e saj në pjesë.
Të gjithë kanë mbetur të tronditur kur policia ka bërë të ditur se pjesë e krimit është edhe fakti që pjesë të trupit të saj i janë hedhur qenve të tij Rotvailer, ndërsa pjesë të tjera janë murosur. Makabriteti i kësaj ngjarje të denjë për një film horror, përfshin edhe rrëmbimin e fëmijës së vogël 4 muajsh, të cilin policia e gjeti fatmirësisht të gjallë në lagjet e varfra të Belo Horizonte, ku e kishte braktisur gruaja e Bruno, Dajane.
Gjyqi ka shkaktuar mjaft bujë në Brazil, për shkak të ngjarjes së tmerrshme dhe të famës së Bruno, i cili tre vite më parë, para se të arrestohej nga policia, ishte shumë pranë kalimit në radhët e Milanit në Serinë A.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!