Dënohet Lazio, e quajnë Platinin derr të kalbur

Unknown | Tuesday, March 12, 2013 |


Skuadra e Lazios është dënuar me 10 mijë euro nga UEFA pas mbishkrimeve ofenduese që patën mbrëmë kundër presidentit të UEFA-s, Michel Platini.
Tifozët e Lazios patën këtë reagim pasi UEFA e dënoj skuadrën e Lazios me dy ndeshja pa tifozë në Europa League pas disa incidenteve të shkaktuara. Në ndeshjen ndaj Fiorentinës, tifozët e skuadrës nga kryeqyteti italian mbajtën një mbishkrim ku shkruante:
"Ti je ai që ke patur forcën për të festuar titullin në ndeshjen ku mbetën të vdekur 39 persona. Platini je një derr i kalbur, ju nuk keni moral".
Mbishkrimi i drejtuar për Platinin ka të bëjë me golin e Platinit në finalen e Kupës së Evropës të vitit 1985 ku Juventusi mposhti Liverpulin në një ndeshje ku mbetën të vdekur 39 persona, ndërsa pikërisht Platini kishte shënuar golin e vetëm në atë ndeshje./Indeksonline/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!