Futbollisti kundërshtar i përkulet Ronaldinhos (Video)
Një rast kurioz ka ndodhur në ndeshjen e Copa Libertadores ndërmjet Atlético Mineiros dhe The Strongest. Futbollisti bolivian Jair Torrico e ka demonstruar admirimin e madh që ka për Ronaldinhon, duke u përkulur para tij, teksa skuadrat po takoheshin para fillimit të ndeshjes. Torrico kishte mbetur lojtari i fundit i ekipit të tij dhe kur i erdhi koha për t’u përshëndetur me legjendën braziliane, e bëri atë në mënyrë të veçantë. Mineiro e fitoi këtë takim 2:1, ndërsa për Torricon duket se më i rëndësishëm ishte takimi me ish futbollistin e PSG-së, Barcelonës dhe Milanit. /Fish Media/
Category: Futboll