Reali, ekipi më i mirë i vitit 2013

Lina's | Monday, March 11, 2013 |

Viti 2013 e ka ndërruar fytyrën e Real Madridit. Pas një fundi katastrofal të vitit 2012, që me gjasë e vendosi titullin në La Liga para kohe, madrilenët u rikthyen furishëm në vitin e ri. Përpos kampionatit, ata po shkëlqejnë edhë në Copa del Rey e Ligën e Kampionëve.

‘Los Blancos’ kanë grumbulluar 25 pikë nga 10 ndeshje të zhvilluara, 3 më shumë se Barcelona. Djelmoshat e Jose Mourinhos i kanë fituar 8 ndeshje, e kanë barazuar një (me Osasunan) dhe e kanë humbur një (me Granadan). Kurse, lideri Barcelona në këtë periudhë i ka fituar 7 ndeshje, e ka barazuar një (ndaj Valencias) dhe i ka humbur dy (nga Real Sociedad e Real Madrid).

Përpos dhjetë ndeshjeve të zhvilluara në La Liga, ‘Merengues’ kanë qenë të suksesshëm edhe në ndeshjet e Copa del Rey, ndaj Celtas, dy ndaj Valencias dhe dy të tjera përballë Barcelonës, si dhe në përballjen e dyfishtë me Manchester Unitedin në Champions League.

Në përgjithësi, madrilenët sivjet kanë zhvilluar 17 ndeshje dhe e kanë pësuar vetëm një humbje. Kjo bëri që ata të kalojnë për herë të parë këtë sezon në pozitën e dytë të La Ligas, duke e kaluar Atletico Madridin. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!