Gol i rrallë, ‘bombë’ nga 40 metra (Video)

Unknown | Tuesday, March 12, 2013 |

Futbolli paraguaian na sjell një gol spektakolar të realizuar nga Fidel Miño, duke ia dhuruar fitoren ekipit Deportivo Capiatá ndaj Cerro Porteño, në duelin e vlefshëm për mbijetesë.

Ai ia dhuroi fitoren ekipit të tij në minutën e 91-të, pas një goditjeje spektakolare nga 40 metra, duke e lënë portierin mysafir në gjumë.

Ky gol ta kujton atë të brazilianit Roberto Carlos, të realizuar ndaj Francës në vitin 1997.
“Nuk mund ta besoj se si topi shkoi aq shpejt. Jam jashtëzakonisht i lumtur për këtë gol”, ka shpjeguar futbollisti pas takimit. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!