Mourinho, Fergusonit: Nuk ishte për karton të kuq (Video)

Unknown | Wednesday, March 06, 2013 |

Kanë filluar të qarkullojnë spekulime të ndryshme rreth asaj se çka i tha trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho trajnerit të Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, pasi mesfushori Nani u ndëshkua me karton të kuq. Por, versioni më i besueshëm është se ‘Special One’ u munduar ta ngushëllojë trajnerin skocez, duke i thënë: ‘Kjo ndërhyrje nuk ishte për karton të kuq’. 

I menjëhershëm ishte reagimi i Fergiet, i cili e pohoi atë që ia tha kolegu portugez. Sido që të jetë, kjo ka pak rëndësi. Reali shkoi tutje në Ligën e Kampionëve dhe Manchesteri mbeti në shtëpi. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!