PSG – Valencia formacionet e mundshme!

Unknown | Wednesday, March 06, 2013 |

PSG pasi ka arritur një fitore në ndeshjen e parë kundër Valencias në transfertë kërkon të përsërisë të njëjten gjë edhe në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8 për të siguruar kalimin për në raundin tjetër. Trajneri Ancheloti do të ketë mungesa në këtë përballje ku më e rëndësishmja është ajo e gjigantit suedez Ibrahimoviç i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parë të luajtur në “Mestaja”. 

Përveç tij, tekniku italian do të bëjë edhe pa shërbimet e mesfushorit regjizor Verrati si dhe mesfushorit francez Menz. I pari do të mungojë për shkak kartonash ndërsa i dyti për shkak dëmtimi. Ajo që vlen të theksohet është fakti se me gjithë këto mungesa Devid Bekam pritet ta nisë nga minuta e parë. Trajneri italian pritet të hedhë nga minuta e parë formacioni: 4-4-2. Në portë: Sirigu. 

Në mbrojtje: Maksuell, Aleks, Tiago Silva dhe Zhilet. Në mesfushë: Pastore, Matuidi, Lukas dhe Bekam. Në sulmë Laveci dhe Gameiro. Në kampin tjetër trajneri i Valencias Valverde  që kërkon fitoren me patjeter fitoren pritet të hedhë në fushë formacionin 4-2-3-1. Në portë: Guaita. Në mbrojtje: Pereir, Ruiz, Matië, dhe Sisokho. në qendër të mesfushes do të jetë dyshja Parejo dhe Tiago Kosta. 

Ndërsa treshja Banega, Xhonas dhe Feghuli do të mbështesin Saldadon që do të jetë pika e referimit në repartin ofensivë.  Ndëshja do të luhet në Park de Prince në orën 20:45 minuta dhe pritet të ndiçet nga shikues të shumtë. Vendasit e PSG shihen më të favorizuar në këtë takim pas fitores në ndeshjen e parë. 

Një fitore e mundshme e kryeqytetasve kuotohet  nga kompanitë e basteve me koefiçentin 1.9, barazimi 3.2. Ndërsa fitorja e Valencias kuotohet me koefiçentin 3.7. Spanjollët duke parë mungesat e shumta që kanë francezët në formacion bazë kërkojnë fitoren me çdo kusht për të shpresuar në një kualifikim të mundshëm.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!