Ribery do të mungojë ndaj Arsenal të mërkurën

Unknown | Tuesday, March 12, 2013 |

Bayerni i Mynihut do të luajë pa Franck Ribéry në ndeshjen e kthimit kundër Arsenalit të Mërkurën për takimin e kthimit të 1/8-ave të Champions League. Sulmuesi 29-vjeçar u dëmtua në takimin e kampionatit kundër Fortuna Dyseldorf të fituar 3-2 nga skuadra e tij. 

Ribery mori një goditje në minutën e 73-të duke marrë ndihmën e mjekëve pas goditjes në gjurin e majtë. Edhe pse nuk e braktisi fushën menjëherë, atij do t’i duhen disa ditë pushim për t’u rikthyer nën urdhrat e trajnerit Jup Hejnkes. Mungesa e Ribery rëndon shumë për Bajernin e Mynihut që për sfidën evropiane nuk ka të gatshëm as mesfushorin Zhvainstaiger dhe mesfushorin Zherom Boateng.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!