A ka kush e ndal Juventusin? (Video)

Lina's | Tuesday, April 16, 2013 |

Juventusi me të vërtetë nuk di të ndalet në Itali. Gjiganti torinez ka fituar pa problem në Romë ndaj Lazios me rezultat 2:0, në ndeshjen e fundit të kësaj xhiroje në kampionatin italian të futbollit, Serie A.

Arturo Vidal ka qenë hero i Bianconerëve, duke realizuar dy gola në pjesën e parë. Fillimisht shënoi në minutën e tetë nga penalltia, ndërsa më pas, 20 minuta më vonë e realizoi golin e qetësisë për skuadrën mysafire.

Me këtë fitore, ekipi i Antonio Contes iu afrua edhe më shumë titullit të kampionit në Itali. Në anën tjetër, Lorik Cana me shokë ngecën në luftën për pozitën e tretë, e cila qon në Ligën e Kampionëve. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!