Alonso triumfon në Shangai

Lina's | Sunday, April 14, 2013 |

Fernando Alonso e ka fituar çmimin për Shpërblimin e Madh të Kinës, i cili u mbajt sot në Kinë.
Ngasësi i Ferrarit ishte më i shpejti në garën prej 56 xhirosh, e mbajtur në Shangai. Piloti spanjoll e përfundoi garën për kohën 1:36:26.945, duke e lënë prapa finlandezin e Lotus Renault, Kimi Raikkonen i Lotus Renault (+10,168)
Lewis Hamilton, i cili në kualifikime ishte i pari, u desh të kënaqej me pozitën e tretë (+12.322). Kampioni i trefishtë i botës, Sebastian Vettel përfundoi i katërti.

Piloti gjerman megjithatë prin në renditjen e përgjithshme të pilotëve me 52 pikë, i ndjekur nga Raikinnen, që ka 49.
Në renditjen e ekipeve, Red Bulli mbetet i pari me 78 pikë të grumbulluara. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!