Jua prezantojmë Messin junior!

Lina's | Sunday, April 14, 2013 |

Që prej 2 nëntorit të vitit të kaluar, datë edhe kur erdhi në jetë, Thiago Messi nuk kishte pozuar kurrë me babanë e tij Lionel dhe nënën Antonella Rocuzzo. Por, për t’i kënaqur fansat e tij, ka menduar vetë ylli argjentinas i Barcelonës, i cili ka postuar në profilin e tij në Facebook një foto të të treve, ku mund të shihet shumë qartë anëtari më i ri i familjes Messi.

Lionel Messi nuk ka udhëtuar me skuadrën për ndeshjen e sotme në La Liga kundër Real Zaragoza me qëllim arritjen e formës optimale për gjysmëfinalen e Champions League kundër Bayern Munchen. Kështu, ka edhe më shumë kohë për familjen e tij. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!