Barça harxhoi 3 milionë për t’i spiunuar lojtarët

Unknown | Sunday, April 14, 2013 |

Barcelona ka harxhuar gati 3 milionë euro për ta kontrolluar futbollistin Gerard Pique, si dhe drejtues të tjerë të ekipit.
Prokuroria në Spanjë ka hapur një hetim, pasi që dyshohet se telefoni, llogaritë bankare dhe sistemi GPS i makinës së lojtarit kanë qenë të kontrolluara vazhdimisht. Spiunazhi nuk është diçka e re te katalunasit dhe këtë Pique e kishte thënë me hidhërim edhe më parë.

E përditshmja spanjolle ‘El Mundo Deportivo’ shkruan se lojtari ka qenë në qendër të vëmendjes nga vitit 2009 deri në 2010. Drejtuesit kishin frikë se ish futbollisti i Manchester Unitedit luante kumorë, gjë që mund të ndikonte në paraqitjen e tij. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!